Po vjen telefoni me vlerë 4 dollarë që pritet me ‘tronditë’ tregun

Edhe pse mundet me u dok ësi lajm i pabesueshëm, “Freedom 251” asht telefoni smart që kushton veç 4 dollarë. Së paku, ky asht premtimi i drejtorit të kompanisë.

Përkundër skepticizmit, Ringing Bells, kompania prodhuese, ka mbledhë mbi 70 milionë regjistrime për produktin e lirë të saj.Kompania ka premtue që ka me i sjell 2.5 milionë njësi deri në fund të Qershorit.

Megjithatë, simbas nji lajmi të fundit bahet e ditun se kompania mundet me i sjell veç 200,000 njësi prej 30 Korrikut. 

Freedom 251 ka me qenë i gatshëm për porositje të matejshme mbas shitjes së njësive të para të prodhueme nga Ringing Bells.

Tashma ky telefon me ketë vlerë minimale pritet me futë konkurrencën në nji rrugë tepër intrigante dhe të paparashikueme.