Pokemon Go ban ndryshime, zhgënjehen lojtarët

Pokemon Go ka pësue nji update të ri në Android dhe iOS, nji ndryshim mjaft i madh, por doket se jo të gjithë e pëlqejnë versionin e ri. Nuk janë krejt të lumtun me ndryshimet e fundit të Pokemon.

Mbas nji mueji me nji popullaritet thuejse absurd, Niantic krijuesi i aplikacionit vjen me nji befasi, nga e cila lojtarët ndihen paksa konfuzë për shkak të eliminimit të plotë të opcionit Distance Indicator apo “hapat”.

Për javë me radhë, lojtarët menduen se kishte ndonji gabim në programimin e lojës, që i bante të dokeshin pokemonët tre hapa ma larg se ç’ishin në të vërtetë. Por, në vend që ta rregullonte ketë Niantic në programin e ri, ka vendosë me shtue edhe ma shumë numrin e hapave. Kjo do me thanë se vendodhja e pokemonit, që po përpiqeni të gjeni asht “diku afër në përgjithësi”.