Pokemon GO ju çon prej tavolinës, qe sa kalori humbni tue luejtë

Loja ma e përfolun e momentit, “Pokemon GO”, ka marrë shumë lavdata tue qenë se nxit përdoruesit e saj që me dalë në ambientet e jashtme dhe në nji farë mënyre të kryejnë aktivitet fizik.

Ekspertët nga Britania e Madhe kanë theksue se “Pokemon GO” ju ndihmon me i djegëi kaloritë e tepërta.

Simbas ekspertëve, ata që luejnë Pokemon GO për nji orë, djegin rreth 190 kalori, ndërsa ata që luejnë tanë ditën, djegin rreth 1,130 kalori. Ndërkohë, njerëzit që luejnë Pokemon GO për nji fundjavë vlerësohet që djegin ma shumë 2,260 kalori.

Rob Edmundson, nga instituti britanez “BUPA” u shpreh se “Pokemon GO” ka nji veti shumë pozitive, sepse inkurajon njerëzit me u largue nga tavolina e tyne dhe me dalë e me ecë në natyrë”.