Pokemon Go: Padia e parë për shkelje prone private

Loja për telefona, Pokemon Go asht ba nji fenomen global qysh prej publikimit të saj më 6 Korrik. Por, ajo nuk ka veç fansa dhe për shkak të debatit që e rrethon që prej ditës së parë, ishte e pritshme nji padi që nuk ka vonue.
Padia u ba në SHBA, ku prodhuesit e lojës Pokemon Go janë akuzue se kanë shkelë në pronë private. Nji amerikan, i cili nuk asht identifikue nga mediat, paditi krijuesit e lojës mbasi të huej të shumtë hynin tue luajtë rreth shtëpisë së tij, mbrenda pronës së tij dhe disa prej tyne madje i kishin trokitë në derë në kërkim të pokemonëve.

Kjo asht padia e parë ndaj kompanive Niantic, Nintendo dhe The Pokemon Company, dhe simbas mediave qëllimi asht që të kthehet në nji padi kolektive, të cilës t’i bashkohen edhe njerëz të tjerë që kanë dyqane apo palestra virtuale pokemonësh në pronat e tyne.

Padia akuzon prodhuesit e lojës se kanë injorue plotësisht pasojat e parashikueshme të vendosjes së pokemonëve virtualë në botën reale pa kërkue lejen e pronarëve. Ndryshe nga shumica e lojnave, Pokemon Go i ban lojtarët që të lëvizin për me i gjetë krijesat pokemon.