Pornografia, anmiku i martesës së lumtun!

Woman_porn.jpg.CROP.promo-mediumlarge

Çiftet e martueme që kqyrin porno e dyfishojnë rrezikun e divorcit. Ky asht përfundimi i nji studimi që saktëson se femnat që kqyrin materiale me pullë të kuqe janë 3 herë ma të priruna të kërkojnë ndamjen.

Sociologët e Universitetit të Oklahoma’s (SHBA) intervistuen shumë çifte të martueme gjatë viteve të fundit për të dalë në këtë përfundim.

Simbas tyne, pornografia ndikon negativisht te çiftet e lumtuna dhe ato të sapomartueme, ndërsa nuk ka ndikim te ata që janë në nji martesë jo të lumtun.