Porsche shpjegon arsyet pse vdiq Paul Walker në aksident (foto)

Kompania e automjeteve “Porsche” ka fitue gjyqin dhe ka shpjegue faktet pse vdiq aktori i njohun hollivudian Paul Walker në Nandor të 2013.

Çika e aktorit të ndjerë bani fajtor ‘Porschen’ për aksidentin tragjik, kerr me të cilin udhëtonte Walker kur u përplas.

Në bazë të fakteve, Paul Walker po drejtonte kerrin shumë shpejt në nji rrugë me shpejtësi të limitueme dhe kjo ka ba që kerri me humbë kontrollin, tue u përplasë me nji pemë.

Mbas përplasjes me pemën, kerri ka shpërthye dhe Paul Walker me pasagjerin në kerr gjetën vdekjen e menjihershme.

Mbas aksidentit tragjik, u raportue se kerri Porsche kishte probleme në sistemin e drejtimit, pretendim ky që u hodh poshtë.

e02468467d9564c0b30d17d86c1a381b1476992195 hqdefault1476992194