Prej orës 19:00 mundeni me pa live prezentimin e iPhone 7

Apple asht gati për ngjarjen e saj të radhës ku ka me prezentue iPhonin e fundit.

Krejt po presim të shohim nji dizajn të ri, nji kamera ma të mirë dhe sigurisht sistemin iOS 10.

Përurimi asht planifikue me u ba sot në San Francisco dhe ka me fillue n’orën 10:00 simbas orës lokale dhe n’orën 19:00 simbas sistemit kohor të Europës Qendrore.

Eventin mund ta ndiqni live në faqen e Apple: http://www.apple.com/apple-eve… tue përdor:

Safari në iOS 7, iOS8 etj.

Safari 6.0.5 ose të mavonshëm në OS X v10.8.5

Microsoft Edge në Windows 10.

Apple TV me program 6.2 ose të mavonshëm, ose gjeneratën e 4-t të Apple TV.

Presim të shohim dy modeleve të iPhone 7 që përdorin iOS 10, me kamera me dy lente, memorie deri në 256GB dhe nji lidhës smart për aksesorët e telefonit.

Apple gjithashtu ka me lansue edhe orën e saj Apple Watch 2, me bateri ma të madhe dhe me opcionin për kartën SIM, që ju mundëson ta përdorni atë edhe për me realizue thirrje telefonike.