Presidenti Obama ka nji premtim të madh për njerëzit mbrenda 15 vjetëve

Presidenti amerikan, Barack Obama, asht zotue sot se ka me ofrue ndihmën e vet për t’i dërgue njerëzit në planetin Mars, mbrenda 15 vjeteve të ardhshme.

Ai, po ashtu, ka premtue se ka me punue me kompani private “për të ndërtue vendbanime të reja, të cilat mund të mbështesin dhe transportojnë astronautët thellë në hapsinë në misione që zgjatin shumë”.

“Na ja kemi vnue vetes nji qëllim të qartë dhe jetësor për kapitullin e ardhshëm të Amerikës në hapsinë: të dërgojmë njerëz në Mars kah vitet 2030’ta dhe mandej t’i kthejë të sigurt në tokë, me ambicie përfundimtare që nji ditë, njerëzit të qëndrojnë për kohë të gjatë në Mars,” ka thanë Obama në nji kolumne të postueme në CNN.