Prezentohet Renault Grand Scenic 2016

Renaulti i ri Grand Scenic ka me dalë në shitje ma vonë gjatë vitit me nji stil të ri të pjesës së jashtme dhe asaj të mbrendshme.

Ky model i ri asht ma i naltë, ma i gjatë dhe ma i gjanë dhe qendron ma nalt tokës se sa modeli paraardhës.
Ky model i ofrohet ma shumë nji profili të SUV se sa nji kerri tradicional të këtij lloji. Rrotat standarde në këtë model janë të madhësisë 20 inç.

Kapaciteti i bagazhit asht 718 litra, që asht 40 litra ma shumë se në modelin paraprak.

Motorët janë të ngjashëm me ata të Scenic me pesë ulëse, kryesojnë motorët me naftë me fuqi deri në 158 kf si dhe ata me naftë hibrid që ofrojnë nji ngasje shumë ekonomike.

renault-grand-scenic-2017-1024-03_1464093952-6387596