Prezentohet Samsung Note 7

Capture3

Samsung prezentoi Galaxy Note 7, i fundit në serinë e pajisjeve që janë kombinim mes telefonit inteligjent dhe tabletëve.

Capture3Produkti asht i gjashti në serinë e këtij lloji, por Samsung vendosi numrin “7”  dhe për këtë shpjegimin e ka dhanë ma heret kur deklaroi se Note 7 ka me qene nji version hibrid mes Note 5 dhe S7 Edge.Capture1

Prenotimet për këtë pajisje fillojnë zyrtarisht prej sot (3 Gusht) dhe me 19 Gusht ka me qene i disponueshëm për të gjithë të interesuemit përmes kompanive kryesore të telefonisë.Capture2

Note 7 ka të njajtat parametra me S7 dhe S7 Edge, procesorin Qualcomm Snapdragon 820, 4 GB RAM, të njajtën teknologji karikimi dhe Wifi dhe kamera kryesore 12 megapixel.Capture

Ndryshimi asht bateria, 3500 mAh, 500 ma shumë se paraardhësi i tij, ndërsa risia ma e madhe asht identifikimi përmes skanimit të syve, teknologjia “Iris Scan”, që i shtohet asaj me gjurmën e gishtave. Pajisja asht rezistente ndaj ujit, madje edhe mundeson me shkrue mesazhe nën ujë me te, raporton tch.

Note 7 del me sistemin Android 6.0 Marshmallow, por kompania koreano-jugore thotë se në muejt në vijim ka me u ndrrue me Android 7.0 Nougat.