Prezentohet Stelvio, SUV i parë nga Alfa Romeo (video)

Alfa Romeo ka prezentue automjetin e saj të parë të tipit SUV, të quejtun Stelvio.

Me modelin e parë të këtillë sportiv në historinë e saj, kompania italiane synon me i ba konkurrencë kompanive gjermane, që tashma sundojnë këtë treg të modeleve lluksoze.

Alfa Romeo Stelvio vjen me motorin e famshëm Quadrifoglio.

E zhvillueme mbi shasinë e modelit Giulia, Stelvio ka me debutue në SHBA në versionin sportiv me nji motor V6 2,9 dopioturbo, që çliron 510 kuej fuqi si dhe do të ketë nji kambio automatike me tetë marshe.

Përveç motorit Quadrifoglio, ky kerr në SHBA ka me u tregtue edhe me nji motor ma ekonomik, 2,0 tubo “MultiAir”, që çliron 280 kuej fuqi.

Aktualisht nuk ka shumë informacione mbi modelet që kanë me u tregtue në Europë, që me shumë mundësi ka me pasë edhe modele me motor me naftë.