Pro apo Plus? Nji burim i besueshëm zbulon se qysh ka me u quejt iPhone 7 me ekran 5.5″

Me afrimin e ditës së prezentimit të modeleve të reja iPhone, thashethemet rreth iPhone 7 janë rritë edhe ma shumë gjatë këtyne javëve.

Kohët e fundit, janë fokusue te numri i pajisjeve që kanë me u prezentue nga Apple në Shtator, dhe emnat që ka me i pasë çdo seri. Përveç iPhone 7, ka me pasë edhe nji iPhone 7 Plus apo edhe nji iPhone 7 Pro?

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhanë Macotakara, nji faqe mjaft e besueshme për sa i përket parashikimeve rreth produkteve Apple.

iPhone 5.5″ këtë vit ka me qenë veç nji, konfirmon Macotakara tue qëndrue në linjë me thashethemet e tjera të ngjashme që e përjashtonin mundësinë e e dy iPhone’ve, nji me fotokamera të dyfishtë dhe smart connector, ndërsa tjetri jo.

Simbas faqes japoneze, Apple ka me mbajtë emnin “Plus” për pajisjen ma të madhe, tue përjashtue atë “Pro”, tue e lanë atë nji ekskluzivë të iPad dhe Mac.