Pse e ka ngritë këtë mur Mark Zuckerberg?

Mark Zuckerberg asht vendosë në qendër të kritikave për ndërtimin e nji muri 2 metra të naltë përgjatë pronës së tij në Hawaii.

Miliarderi i Facebook bleu 30 hektarë tokë në zonën e njohun si Hawaii në vitin 2014.

Por, vendimi i Zuckerberg për me ngritë nji mur me gurë vendorë, ka shkaktue zemnimin e fqijëve të tij, që thonë se ju pengon të shohin detin gjatë shetitjeve të tyne.

Nji zadhënëse e Zuckerberg shpjegoi për mediat qëllimin e ngritjes së këtij muri nga ana e miliarderit.

“Ka me shërbye për me i zbutë zhurmat e kerreve që mbërrijnë nga rruga e dëgjohen në pronën e bleme nga Zuckerberg. Na jemi të angazhuem që me respektue mjedisin vendas dhe me i respektue edhe fqijt”, tha ajo.

1467215887_muri1