Kush refuzoi me ja shitë Mbretit Zog nji Bugatti Royale!

Para disa ditësh u raportue se Ferrari ka nxjerrë për shitje modelin LaFerrari Spider.

Por edhe nëse jeni shumë i pasun, perseri nuk do keni mundësi me ble, mbasi ka me ju shitë vetëm klientëve të veçantë të kompanisë Ferrari.

Diçka e tillë ka irritue biznismenin amerikan, Preston Henn.

Ai ka paditë kompaninë për damtim të imazhit të tij si biznismen mbasi Ferrari refuzoi me ja shitë kerrin.

Lajmi ka marrë dhenë dhe shumë media theksojnë se Ferrari nuk asht e para kompani që përzgjedh klientët.

Shembullin ma flagrant e ka dhanë i famshmi Ettore Bugatti, kur refuzoi me i shitë Mbretit Zog të Shqipnisë nji Bugatti Royale.

Aryseja?

“Sjellja e këtij njeriu në tavolinë asht e pabesueshme”.

Bugatti Royale asht kerri ma i shtrejtë në botë.

 

2-bugatii

 

3-bugati

 

4-bugati