Pse iPhone i Presidentit Obama asht ndryshe nga të tjerët?

Ai mundet me qenë njeriu ma i fuqishëm në botë, por telefoni i kompanisë Apple, iPhone, të cilin e posedon Barack Obama, ka disa funksione strikte.

Presidenti i SHBA’ve, ka deklarue se telefoni i tij asht i limituem vetëm në pranimin e emailave dhe kërkimin në internet.

Ndërsa, ai nuk mundet me ba fotografi, ndigjue muzikë apo me ba telefonata.

Këtë, presidenti Obama e zbuloi të Hanën në Jimmy Kimmel. Ai shpjegoi se këto rregulla i ka pasë përgjatë tanë presidencës së tij./Mirror