Pse krejt po e kërkojnë këtë lojë në telefon!

Dikur, ata që kishin Nintendo rreth viteve të 90’ta, u tranoheshin mos me pasë edhe nji lojë me Pokemon, ndërsa tash kjo gja u lehtësue falë teknologjisë dhe telefonave të mençun.

Pokemon Go, asht e ashtuquejtuna lojë që tash po kërkohet shumë anembanë botës.

Tash kjo lojë asht e mundshme me u shkarkue në telefonat tuej pa pagesë si në ata Android ashtu edhe në iOS.

Loja paraqet nji hartë të mundësueme me GPS, ku në ekran shfaqen Pokemonat nga bota reale, dhe ju duhet me arritë me i kapë.