Pse orët që reklamohen kallxojnë kohën e njajtë!

rolex

A keni vënë re diçka të veçantë te orët që reklamohen?

Ndoshta jo, tek e fundit nuk e keni mendjen aty.

Por nëse jeni admirues i orëve, mund të keni pikas që orët e reklamueme tregojnë gjithmonë orën 10:10.

Përse?

Zavendëspresidenti i kompanisë Tourneau thotë për NYTimes se duert janë gjithmonë të pozicionueme te 10’ta e 2’shi.

Në këtë mënyrë, logoja dhe marka dalin në pah.

Dikur orët vendoseshin te 08:20.

Edhe kështu logo dhe marka del në pah, por ‘fytyra’ e orës të jep idenë sikur asht e mërzitun.

Swatch thotë se duen nji fytyrë të qeshun, jo të mërzitun.