Pse qeveria bastis fabrikat e Mitsubishi’t n’Japoni

micubish

Autoritetet japoneze kanë bastis njanën nga zyrat e kompanisë motorike ‘Mitsubishi Motors’ dhe shkak duket se janë testet e motorëve për djegien e karburantit.

‘Mitsubishi Motors’ akuzohet se ka falsifiku të dhanat e testeve për sasinë e karburantit që motori konsumon për kilomtër.

Simbas BBC, autoritetet shtetnore kanë bastis fabrikën qendrore të ‘Mitsubishi’-t në qytetin Okazaki.

Kompania ka pranu se punëtorët e saj kanë ndryshu të dhanat për t’i rritë kilometrazhin artificialisht rreth 600 mijë automjeteve.

Qeveria japoneze e ka cilësu çashtjen si ‘rast jashtëzakonisht serioz’, tue i kerku ‘Mitsubishi’t të dorëzojë nji raport të plotë deri më 27 Prill, ku të jetë i dokumentuem e gjithë shkelja.