Pse Steve Jobs nuk i lejonte fëmitë e tij të përdornin iPad dhe iPhone?

Suksesi i pajisjeve si iPod, iPad dhe iPhone e bani Steve Jobs’in nji person të njohun dhe i solli miliarda dollarë. Megjithatë, pamvarësisht faktit se kaloi shumicën e jetës tue krijue pajisjet ma të mira teknologjike në botë, ai doket se këto pajisje ua kishte ndalue fëmive të tij.

Tue shkrue për New Jork Times më 2014, Nick Bilton kujtoi nji bisedë që ai kishte pasë me shefin e atëhershëm të Apple mbas lansimit të iPad’it të parë.

Tue e pyetë se a e pëlqyen fëmitë e tij pajisjen e re, Jobs kishte thanë: “Ata nuk e kanë përdorë atë. Na jau kemi kufizue kohën që ata e kalojnë në përdorimin e teknologjisë në shtëpi”.

Befasisht, kjo qasje e tillë asht shumë e zakonshme te njerëzit e fuqishëm në botën e teknologjisë, Bulton beson.

Asht e mundun që Jobs ta ketë ba këtë për shkak të asaj që e ka ditë ai se sa të damshëm janë, dhe se fëmitë e tij kishin me u ba të mvarun nga ai. Në vend të kësaj, Bilton kujton se Steve Jobs i kishte thanë se çdo mbramje ai darkonte me fëmitë e tij në nji tavolinë të madhe, tue diskutue për librat dhe historinë. Ai thotë se Steve i ka thanë: “Askush kurrë nuk e ka përdorë nji iPad ose kompjuter. Fëmitë nuk janë të mvarun nga pajisjet.