Pse Toyota i ka tërheq 340 mijë kerre nga tregu?

Toyota Motor Corporation tërheq 340 mijë modele Prius hybrid në të tanë botën. Nga kompania të Mërkurën u ba e ditun se për shkak të problemeve me frenat kanë me u tërheqë 212 mijë automjete në Japoni, 94 mijë nga Amerika e Veriut, 17.000 nga Europa dhe pjesa tjetër nga Australia dhe rajonet tjera.

Toyota pranon se ka pranue raportime për aksidente, lëndime dhe raste të vdekjes të shkaktueme nga defekti në frenin e dorës. Por, prodhuesi japonez nuk ka dasht të japë detaje të tjera, sepse siç thanë ende janë tue studiue raportet.