Putin ‘kërcënon’ Europën me ‘super raketën’ që mbërrin në Britani për 13 minuta

Forcat e armatosuna ruse kanë deklarue se kanë prodhue nji super raketë që “ja merrr në kthesë sistemeve mbrojtëse të raketave të NATO’s”.

Simbas zyrtarëve rusë, kjo raketë lëviz me shpejtësi aq të madhe, sa asht e pamundun të shpërthehet apo rrxohet ndërkohë që shkon drejt cakut.

Ata madje pretendojnë se ajo mundet me arritë nga Kaliningradi për në Mbretninë e Bashkueme për vetëm 13 minuta, tue argumentue se shpejtsia e lëvizjes asht 6500 kilometra n’orë.

Prezentimi i kësaj rakete gjigante të quejtun “Object 4202”, ka nxitë dyshime rreth agresionit rus në nji kohë kur tensionet mes Rusisë dhe pjesës tjetër të Europës janë rritë.

3-138_114794243021479454066