Qe 1 vjet e gjysë jeton pa zemër në trup!

Radha për transplant zemre asht shumë e gjatë dhe qindra njerëz vdesin në ditë derisa janë tuee pritë. Por, nji teknologji e re doket se ka rikthye shpresat.

Sten Larkin, 25 vjeç, sapo mori nji transplant zemre mbasi jetoi për 17 muej me nji zemër artificiale që e mbante tanhë kohën në nji çantë shpine.

Doket e pabesueshme, por adoleshenti me sëmundje gjenetike të trashëgueme ju nënshtrue nji operimi, ku mjekët ja hoqën zemrën nga trupi dhe mandej u ba pacienti i parë që mori “Syncardia Freedom Portable Driver”, nji makineri që mbahet në shpinë dhe që zavendëson punën e zemrës tue qarkullue gjakun nëpër trup.

Ai e mbajti makinerinë çdo ditë, për pothuejse nji vit e gjysë, deri sa në Maj të vitit 2016 mori nji zemër për transplant.