Qe aplikacioni ma i ri i telefonave, me të cilin mundeni me kontrollue çdo pajisje

Sa e kollajtë dhe komode kishte me qenë me mujt me kontrollue çdo pajisje në shtëpi, zyre apo çfarëdo ambienti veç me anë të telefonit! Ky koncept tashma asht ba realitet falë nji sistemi smart i quejtun AnyMote Home Universal Smart Remote.

Që nga Televizori juej, dritat, pajisjet elektronike dhe të tjera, të gjitha këto mundeni me i kontrollue lehtësisht me majat e gishtërijve me AnyMote. Pothuejse të gjitha pajisjet Wi-Fi dhe infra janë të përshtatshme për me u kontrollue nga ky sistem.

AnyMote zavendëson digitronat e shumta dhe bateritë që duhen ndërrue shpesh me nji qendër të vetme kontrolli të thjeshtë të lidhun me internetin. Asaj mundeni me i shtue gjithashtu edhe opcionin e kontrollimit me anë të zanit më anë të nji pajisje shtesë, Amazon Echo.