Qe çka ka me ndodh t’Dillen me planetin Mars

Të Dillen në mbramje hidhini sytë nga qielli, mbasi nji dukuni e pazakonshme ka me ndodh me planetin Mars.

“Planti i Kuq” ka me shkëlqye ma shumë se zakonisht dhe ka me u veshë me nji ngjyrë të kuqe.

Banorët e Tokës kanë mundësi me e pa fenomenin në fjalë vetëm nji herë në dy vjet.

Mëngjesin e t’Dilles, planeti ka me qenë nji pozicion ma të afërt me Tokën dhe në drejtim të kundërt me Dillin.