Qe çka ka përditësue Whats App

WhatsApp ka fillue me i lejue përdoruesit e tij me i formatue tekstet e tyne. Përditësimi i ri ma n’fund po i lejon përdoruesit me i kthye tekstet e tyne në shkronja të trasha, të lakueme ose të nënvizueme.

Veçoria u testue ma s’pari në versionin beta por tash asht lëshue për gjithë përdoruesit e aplikacioneve për iOS dhe Android.

Për shumicën e njerëzve, këto përditësime mund të jenë instalue automatikisht, por për disa tjerë duhet me ba vetë në mënyrë manuale.

Ky ndryshim në WhatsApp asht ba në versionin 2.12.17 për iPhone dhe 2.12.535 për Android.