Qe dështimet e Google

Google asht motori numër 1 i kërkimit online në botë, por drejtuesit e saj janë përpjekë shpesh që me u shtrie në fusha të tjera të teknologjisë, shpesh tue pasë sukses, e disa herë të tjera tue dështue në mënyrë spektakolare.

Nji nga dështimet ma të mëdha ka qenë edhe përpjekja e Google për me sfidue Facebook, përmes Google+.

Ky rrjet social pamvarësisht pritshmënisë, nuk ka pasë kurrë sukses.

Por, Google+ nuk qenë përpjekja e parë për me pasë sukses tek rrjetet sociale, edhe Google Lively, i cili pati vetëm nji vit jetë, rezulltoi nji dështim.

Gjithashtu, Google ka tentue edhe në botën e robotikës, por sërish pa sukses. Mbasi ka ble në vitin 2013 kompaninë e robotikës së kafshëve “Boston Dynamics” për 500 milionë dollarë, mbas tre vjetësh Google e nxorri sërish në shitje tue mos nxjerrë asnji fitim.