Qe fotot e para: Superkerri që ka me sigurue jetën e Donald Trump

General Motors ka testue nji makinë të ri shtetnor me pseudonimin ‘Bisha’ që asht gati për Donald Trump kur të marrë detyren e re, si president i SHBA’ve.

Superkerri i blindem asht shpërnda sonte në internet dhe mendohet se ka me shoqnue Trump gjatë presidencës së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Fotot që u publikuen sonte në internet, zbulojnë detajet e kerrit të blinduem, i cili ka me debutue në Ditën e Inaugurimit në Kallnor 2017.

Kerri asht fotografue derisa po ban ende teste, por detajet e masave të reja të sigurisë janë ende nji sekret.

obamamakina1-550x362 obamamakina4-550x380