Qe ku ruhen fotot dhe gjithçka që ju qitni në Facebook!

Qyteza Prineville, në Oregon të SHBA’ve, asht vendi ku Facebook ndërtoi qendrën e parë të të dhanave dhe pikërisht këtu ruhen gjithçka që ju publikoni në internet.

Qyteza ka ma pak se 10 mijë banorë, por ngaqë Facebook ka ndërtue aty bazën e parë të të dhanave, ku mbledh fotot e statuset tueja, infrastruktura e qytetit asht përshtatë me nevojat e kompanisë, tue ba që edhe vendasit me gëzue internet tepër të shpejtë.

Bahet fjalë për ndërtesën me kompjuterë “server”, ku mblidhen fotot që hidhni në Facebook. Me këtë sallë lidhet që nga larg kompjuteri apo telefoni juej kur i shihni fotot.

Kur e hapi këtë qendër, Mark Zuckerberg ndoshta nuk e ka ditë që mbas disa vitesh ka me ju dashtë me i hapë disa të tjera nëpër Amerikë dhe nëpër botë, deri në Suedi. Sot, Facebook duhet me përballue fluksin e 1.66 miliardë përdoruesve aktivë, pa përfshi faqet “e flejtuna”.

Kjo qendër ka rreth 136 punonjës dhe ka shërbye si model për të gjitha qendrat e tjera. Ajo asht gjithashtu vendi ku Facebook teston çdo aplikacion të ri, tue vnue në punë dheta telefonë njiherit.

Zona ndodhet në shkretinë, ku temperatura në verë shkon shumë lart gjatë ditës dhe zbret shumë gjatë natës. Facebook përdor ujë për ta ftofë ajrin që fut në dhomën e serverëve. Nëse ajri asht shumë i ftoftë, e nxehin me nxehtësinë që prodhojnë vetë kompjuterët