Qe kur ka me u prezentue iOS 10

Apple ka dërgue ftesat për shtypin për sa i përket konferecës hapëse tue kallxue kur ka me u prezentue iOS 10 dhe jo vetëm.

Ftesa përmban datën dhe orën: Keynote ka me fillue në orën 10 lokale (San Francisco) më 13 Qershor, në orën 18 simbas ores sonë.

Konferenca ka me u mbajtë në Bill Graham Civic Auditorium në San Francisco, ku Apple pritet me prezentue iOS 10, OS X 10.12 dhe versionet e reja të tvOS dhe watchOS.

Priten risi edhe për Apple Music, Siri (SDK për zhvilluesit) dhe Apple Pay.

Ky organizim ka me u ndjekë live ne internet dhe nga shume mediume botnore.