Qe mjeshtri i violinave, video e të cilit po ban namin në Instagram!

Në Instagram e gjeni me emnin @violinaio. Nji mënyrë auto-ironike për me u identifikue me profesionin e tij.

Po flasim për 29 vjeçarin Valerio Ferron, lindun në Milano, por rezident në Cremona,(qyteti i violinave), i cili asht shëndrrue në nji yll të rrjetit social ma të famshëm për të postue video dhe foto.

Në faqen e tij personale, mjeshtri ka publikue nji video të shkurt 28 sekonda që kallxon procesin e krijimit të nji violine me hashtagun #cremona.

Kliko për videon