Qe pse ISIS e don të vdekun shefin e Facebook!

Të dyja rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter, tanima kanë çrrënjos mija llogari që kanë mbështet ose kanë shpreh simpati për terroristët.
Kompanitë amerikane të rrjeteve sociale janë tue ndërmarrë masa për t’i frenu mbështetjet për qellime terroriste në faqet e tyne.

Simbas raportimeve nga ana e mediave, si Facebook ashtu edhe Twitter kanë fshi mija llogari që favorizojnë terroristët dhe si rezultat kanë reduktu efikasitetin e grupeve të tilla në internet.

Si kundërpërgjigje, grupi militant “Shteti Islamik” (ISIS) ka publiku nji video të re propagandistike, e cila kercënon themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg, dhe themeluesin e Twitte, Jack Dorsey.