Qe pse na pëlqejnë filmat horror!

Nji studim i fundit, i ka dhanë shpjegim kqyrjes së filmave horror nga njerëzit. Simbas studimit  të bamë, nga psikologët e universitetit Barkeley në Florida, filmat horror kqyren, sepse njerëzit ndjehen të lumtun që nuk janë të palumtun. Ma herët egzistonin teori të ndryshme për të shpjegue kqyrjen e këtyne filmave, nji prej tyne ishte se njerëzit e kishin të nevojshëm të merrnin nji dozë mazohiste të tutës me qëllime profilaktike.

Por, teoria ma e re e zbulueme nga psikologët amerikanë thekson se, njerëzit kënaqen me filma të tillë për vetë faktin se nuk ndihen të palumtun.

Psikologët nga Barkeley dhe Florida kanë veçue tre filma horror si ma të suksesshëm në këtë kuptim: ” Psika” , “Dëbuesi i djallit” dhe “Shtrigat”