Qe qysh e festuen studentët rusë Ditën e Radios!

radiorusi

Studentët e universitetit “Tomsk” në Rusi e kanë kujtue në nji mënyrë të veçantë Ditën e Radios.

Ata kanë hedh nga dritarja e konviktit pajisje elektronike.

Tradita e çuditshme e festimit të kësaj dite ka nis në vitin 1998.

Rituali që njihet si “jashtë e vjetra, mbrenda e reja” simbolizon përparimin e teknologjisë dhe mbështetjen e aspiratës për shpikje të reja teknologjike në t’ardhmen.

Festimi i sivjetshëm shenoi edhe rekordin e ri për këtë traditë pothuejse 20-vjeçare.

Të paktën 550 pajisje elektronike, perfshi kompjutera, frigoriferë, televizorë, lavatriçe apo fshesa me korrent janë hedh nga dritaret.