Qe qysh foto e profilit në Facebook kallxon personalitetin tuej

Nji foto ka vlerë sa nji mijë fjalë. Ose të paktën, nji gjykim të shkurtë për atë çfarë kqyret aty. Kërkimet e reja kanë zbulue se foto e profilit nuk kërkon me kallxue vetëm stilin e ri të flokëve apo të mjekrës, por gjithashtu zbulon personalitetin dhe karakterin e njeriut. Edhe nëse në foto je në grup, apo nji foto nga pushimet e verës së kalueme, ajo nuk të kallxon vetëm se çka po ban në ate moment, por edhe disa aspekte të personalitetit.

Simbas nji studimi të ri nga Universiteti i Pensilvanisë, zgjedhja e fotos së profilit në Facebook ban që ju me qenë pjesë e 5 grupeve personalitetesh: jostabilët, të kandshmit, të ndërgjegjshmit, të shoqnueshmit dhe të hapunit ndaj eksperiencave.

Të hapunit ndaj eksperiencave

Shumica e atyne që pozojnë me ndonji objekt janë të hapun ndaj eksperiencave të reja, dhe gjithashtu ka shumë gjasa që me pasë foto me të tjerë. Nëse je me ndonji kafshë me vete, apo me ndonji instrument muzikor, këto foto kallxojnë që nuk ke frigë se mos dokesh pak si “i çmendun” apo me provue gjana të reja.

Jostabilët

Njerëzit që janë neurotikë kanë tendencën me pasë të vështirë me kontrollue emocionet negative. Si rezultat, ata kanë pak gjasa me pasë nji foto profili ku pozojnë me të tjerët – ose madje dhe nji foto të vetvetes së tyne. Në vend të fotos së tyne u pëlqen me vendosë foto objektesh, vendesh apo kafshësh.

Të ndërgjegjshmit

Njerëzit e ndërgjegjshëm e gëzojnë jetën kur ajo asht në rregull, dhe preferojnë nji sjellje të thjeshtë dhe vetë-diciplinuese. Kjo prezentohet nga nji foto profili perfekte, ku edhe fija ma e vogël e flokut asht në vendin e vet. Këto njerëz kanë tendencën të doken më të mëdhaj nga sa janë, tue veshë rroba serioze dhe syze. Ajo që asht ma interesante asht fakti se, ky grup ka ma shumë gjasa me shprehë emocione në fotot e tyne. Ata keshin dhe doken të lumtun në foto mbasi kështu mendojnë se duhet me qenë në nji foto profili.

Të kandshmit

Këto që bajnë pjesë në këtë kategori ka ma shumë gjasa me qenë të lumtun dhe me shkue mirë me të tjerët. Foto e tyne e profilit ka me reflektue këtë nëpërmjet përdorimit të ngjyrave, dhe ka ma shumë gjasa me qenë tue qeshë në foto.

Të shoqnueshmit

Edhe të shoqnueshmit gjithashtu kanë foto me ngjyra shumë, kjo sepse ata janë të lidhun me botën e jashtme. Dhe, ndryshe nga njerëzit e ndërgjegjshëm , këta kanë tendencën me pozue me njerëz ma të rij dhe me ba veten të doken ma të rij nga sa janë.