Qe qysh me zbulue se kush ju ka bllokue n’WhatsApp

Nji ndër aplikacionet ma të popullarizueme së fundi asht Whatsapp. Por, nganjiherë, ai mundet me u shendrrue në aplikacion të bezdisshëm, për shkak se dikush insiston me ju shkruejt gjatë tanë kohës.

Prandaj edhe egziston mundësia, përmes së cilës, ju mundeni me bllokue këdo që ju ka shqetësue kohëve të fundit.

Por, edhe nëse dikush u bllokon juve, ju mundeni me zbulue, qe qysh:

Nëse provoni ta telefononi dhe ju mbyllet automatikisht, atëherë jeni të bllokuem në Whatsapp.

Nëse tentoni me futë në nji grup në Whatsapp, por nuk mundeni me ba nji gja të tillë-ky asht fakt, që ai person u ka bllokue ju.

Si dhe, së fundi, nëse nuk e shihni orën e fundit, ku personi në fjalë ka hy në Whatsapp, atëherë, mund t’ju ketë bllokue.