Qe qysh raketa kthehet nga orbita dhe ulet mbi platformë!

raketa

Nji ulje që për Elon Musk domethane  “nji tjetër hap drejt yjeve”.

SpaceX, kompania aerospeciale e themelueme nga bosi i Tesla’s, ka arritë me ulë raketën mbi nji platformë detare.

Raketa Falcon 9 doli në orbitë me kapsullën Dragon, e cila çoi furnizime për astronautët në stacionin hapësinor ISS.

Në kthim, Falcon 9 realizoi uljen në pozicion vertikal mbi platformën detare, tue e realizu për herë të parë në histori nji gja të tillë.

Suksesi ka ardhe me provën e pestë.

Në katër tentativat e maparme, Falcon arrinte të kthehej mbi platformë, por pa ruejt pozicionin vertikal, tue u shkatërrue.

Ky asht nji sukses i randësishëm për teknologjinë e raketave të ripërdorueshme, të cilat transportojnë astronautë dhe materiale n’orbitë me nji ulje të jashtëzakonshme shpenzimesh.