Qe qysh shpërndahen picat në Zelandën e re

Piceria “Domino” njoftoi sot se ka me provue me përdorë dronë për me shpërnda pica në Zelandën e Re, nji projekt që asht i pari në botë i këtij lloji.

Kompania postoi në Facebook foto të shpërndamjes së picave me dronë dhe tha se kishte për qëllim të fillojë shpërndamjen ajrore të picave për konsumatorët e saj në Zelandën e Re.

Droni me fibra karboni asht realizue në partneritet me kompaninë amerikane të shpërndamjes me dronë, “Flirtey”, si dheasht projektue për me dorëzue ngarkesën e saj të lehtë për adhururesit e picave me anë të nji litari.

Domino tha se dronët, që kanë me i përdor, janë të pajisun me teknologji pilotimi të nivelit ushtarak dhe me komunikim të koduem. Ata udhëtojnë rreth 30 kilometra në orë, tue fluturue në nji naltësi prej rreth 60 metrash.