Qe sa kohe humbim në rrjetet sociale?

fb.jpg

Njerëzit e humbin rreth 1 orë në ditë në rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe Messenger.

Botnisht njerëzit shpenzojnë ma shumë 50 minuta në ditë në komplet aplikacionet e Facebook, njoftoi kompania.

Hera e fundit që Facebook postoi statistika të kohës së shpenzueme në Facebook ishte në Korrik 2014, kur Facebook tha se në SHBA njerëzit shpenzonin mbi 40 minuta në rrjetin social kryesor çdo ditë.

Në Korrik 2015, analistët e Needham vlerësuen se përdoruesit global shpenzonin mesatarisht mbi 20 minuta në ditë vetëm në Facebook.

Për me krahasue Facebook me nji tjetër aplikacion që duket që merr shumë vemendje – Snapchat, kohët e fundit tha se përdoruesit e tij aktiv në rang botnor shpenzonin rreth 25-30 minuta ne ditë në aplikacion.