Qe sa milionë persona e kompani ranë pre e hacker’ave për 2015

hacker

Ma shumë se 500 milionë identitete dixhitale janë vjedh ose ekspozue ndaj hackerave online gjatë vitit 2015.

Ky asht përfundimi i nji studimi të kryem nga kompania e sigurisë ‘Symantec’.

‘Symantec’ raporton se mashtrimet për ‘mbështetje teknike online’ pre e të cilave kanë ra shumë biznise dhe persona, janë rrit me 200%.

Ndërsa sulmet e ‘ransomware’ janë rritë me 35%.

Në raportin vjetor të sigurisë online thuhet se hakerat kanë kriju software të panjohun për kryemjen me sukses të sulmeve të tyne.

Perfeksioni i punës së tyne shkon deri atje saqë ata nuk duken si vjedhës online, por si kompani serioze.

‘Ata kanë burime të mëdha dhe staf shumë të kualifikuem teknik që veprojnë me efikasitet, madje ata punojnë me orare normale si biznis dhe marrin pushime në fundjavë ose për festa’, tha drejtori përgjegjës i ‘Symantec’, Kevin Haley.