Qe sa njerëz kanë vdekë këtë vit tue ba ‘selfie’

Numri i njerëzve që vdesin çdo vit tue ba “selfie” asht në rritje, por nji ekip i hulumtuesve amerikanë po shpresojnë që kanë me arritë me ndalue këtë problem.

Ata janë tue zhvillue nji aplikacion që ka m’i alarmue njerëzit kur ata janë në rrezik, shkruen BBC.

Hulumtuesit kanë thanë se 15 njerëz kanë vdekë në vitin 2014 tue ba “selfie”, 39 në vitin 2015 dhe 73 në tetë muejt e parë të këtij viti.

celfie-22222-597x440

Studimi udhëhiqet nga kandidati për doktoraturë Hemank Lamba dhe nji ekip shokësh të Universitetit të Pitsburgut.

Vdekja e parë e raportueme për vdekje gjatë fotografimit të vetes ka ndodhë në Mars të vitit 2014 dhe qysh nga ajo kohë, Hemank janë tue i hulumtue këto incidente.

Shkaktarët ma të shpeshtë të vdekjes janë rania nga naltësi të mëdha.