Qe shqiptarja e Google

Sindi Shkodrani asht nji vajzë pa famë publike, por ajo asht nji studente e shkëlqyeme, që ka fitue nji bursë nga gjiganti Google.

Sindi studioi për Shkenca Kompjuterike në Amsterdam me rezultate të shkëlqyeme dhe ishte nji nga 8 mijë aplikueset për bursën e Google.

Bursa u jepet grave dhe vajzave të suksesshme që studiojnë informatike ose degë të ngjashme dhe Sindi thotë se, ajo i mundësoi vazhdimin e studimeve master në Amsterdam.

Tash ajo studion Inteligjence Artificiale dhe po zhvillon projektin e mbështetun nga Google për me frymëzue nxënëset në gjimnaz me studiue informatikë.