Qeveria e SHBA propozon me fshi aplikacionin QuickTime, qe për çfarë arsye

Qeveria e SHBA ka rekomandue që përdoruesit e kompjuterëve të Windows, me fshi aplikacionin për video imazhe, QuickTime, sepse krijuesit e aplikacioneve të sigurisë “Trend Micro Inc”, kanë thane se i kishin zbulue dy të meta të reja në program, raporton BusinessInsider.

Nga Trend Micro thane se dy dobësitë në versionin e media player QuickTime, për sistemin operativ Windows të Microsoft, mujn me prue probleme ne kompjutera nese provojnë me vizitue nji faqe interneti të infektuem me viruse.