Qysh me i lexue në mënyrë të msheft mesazhet në WhatsApp dhe Facebook!

Aplikacionet sociale si WhatsApp dhe Facebook Messenger e bajnë ma të lehtë komunikimin mes njerëzve, por nga ana tjetër edhe ma të vështirë për me u “mshef” nga të tjerët. Falë opcionit që kallxon se marrësi e ka lexue mesazhin, asht thuejse e pamundun që me u mshef nga të tjerët dhe mos me i kthye përgjigje. Megjithatë, egzistojnë disa ‘hile’ që munden me ju ardhë në ndihmë.

Njoftimet në ekran

Si Facebook Messenger, ashtu edhe WahtsApp i sjellin mesazhet në formë njoftimi, që shfaqet në ekranin e telefonit. Kjo e ban të lehtë që me lexue përmbajtjen e tij pa pasë nevojë për me hapë. Sigurisht, bahet fjalë për me lexue nji pjesë të mesazhit, megjithatë shpesh mundet me mjaftue për me kuptue përmbajtjen.

Airplane mode

Nji moment që mesazhet që doni me i kontrollue janë në pajisjen tuej, e vetmja gja që duhet me ba asht që me parandalue që tjetri me marrë vesh nëse e keni lexue ose jo. Në këtë rast ju vjen në ndihmë “Aeroplane mode”.

Tue aktivizue këtë opcion, nuk keni ma internet në telefon, tue i lejue kështu vetes që me pa mesazhin që ka mbërri pa u njoftue dërguesi. Kjo funksionon në WhatsApp dhe Facebook Messenger.