Qysh me kuptue nëse nji lajm në internet asht i vërtetë?!

Sa herë keni qenë përballë nji lajmi në web dhe keni dyshue për vërtetësinë e tij? Sasia e madhe e informacionit që lëviz në rrjet e ban pothuejse të pamundun kontrollimin e tyne dhe shpesh ngatërrohen lajmet e vërteta me ato fallce, që në shumë raste bahen virale.

Google ka vendosë me trajtue këtë problem në shërbimin e tij të lajmeve. Kështu në ma pak se nji muej nga zgjedhjet presidenciale amerikane, Google ka nisë shënimin e artikujve ‘fact checking’, pra shkrimet që janë ba me verifikim faktesh mbi argumente të ndryshme, që nga politika, te shneta e shkenca.

Në Google News, shoqnia californiane ka vendosë etiketën “fact check’, që i bashkohet atyne që tashma janë në përdorim në lajme të ndryshme, “ma në thellësi, “editorial”, dhe “ma i cituem”.

Për çdo lajm të trajtuem nga media të ndryshme, Google të kallxon edhe linkun e nji faqe që ofron ‘fact checking’ mbi atë argument, si për shembull FactCheck.org apo FullFact.org.

Për momentin kjo asht aktive në edicionin amerikan dhe anglez të Google News, dhe në aplikacionin “Google news & weather”, për pajisjet iOS dhe Android.

google-noticia2-ktug-u20915518301g5h-510x400abc google-notis1-ktug-u20915518301inc-510x170abc