Qysh me kuptue që telefoni juej asht tue u përgjue!

Egzistojnë disa mënyra se qysh në mënyrë ilegale munden me ju përgjue:

1. Nji pajisje eksterne e kyçun në USB, e cila mundet me i marre tana te dhanat nga SIM kartela juej.

2. Pajisje, në të cilin vendoset numri juej, i cili përgjohet. Ajo pajisje i regjistron tana bisedat tueja dhe kopjet e tyne i regjistron në nji lokacion, në veçanti në të dhanat e kompanisë, e cila e mirëmban atë pajisje.

3. Keni kujdes ku e leni telefonin, mbasi dikush mundet me instalue programe si FlexiSpy dhe RecordPro. Këto programe mundësojnë që live me u pergjue telefonat tueja. Ato programe kanë edhe GPS lokator, i cili në secilin moment e kallxon vendndodhjen tuaj.

4. Kompani që merren me ndjekjen tuej napërmjet internetit. Asht e nevojshme që me pasë vetëm numrin tuej dhe mandej e përcaktojnë vendndodhjen tuej.

Por, si me dallue qe jeni tue u përgjue:

1. Bateria harxhohet shumë shpejt

2. Shkyçje e ngadaltë e telefonit

Nëse ju nevojitet kohë ma e gjatë për me shkymë telefonin se koha normale, ky asht nji tregues se telefoni juej po përgjohet. Nevojitet ma shumë kohë që tana programet që ju përgjojnë të shkyçen. Asht e mundun që edhe telefoni juej mos me qenë në rregull, por nëse ndodh shpesh, atëherë keni kujdes se çfarë ndodh.

3. Zana të çuditshëm në prapavijë

Nëse krijohet zhurmë ose ngohen zana tjerë, përveç zanit tuej, atëherë asht nji tregues se dikush ju përgjon.

4. Za robotik

Nëse në prapavijë ngoni za robotik, edhe kjo asht nji shejë se dikush ju përgjon.

5. Përderisa nuk e përdorni telefonin

Nëse telefoni juej fillon të sillet në mënyrë të çuditshme, atëherë dikush mundet me instalue programe për përgjim. Këto programe instalohen shumë lehtë, napërmjet e¬mailit ose transferimin e informacioneve napërmjet bluetooth. Edhe në telefonat fiks mundeni me u përgjue. Keni kujdes në zanat, të cilat ngohen në prapavijë.