Qysh me zbulue se çka di Google për ju?

Asht e vërtetë që “Google” vazhdimisht analizon dhe ndjek përdoruesit e tij. Kur përdorni “Google”, në fakt jeni tue ba biznes, transmeton “Independent”.

Në zavendësim të përdorimit falas të shërbimeve si “Gmail” dhe “Drive”, kërkimit dhe hartave, ju jepni informata për veten, të cilat ata ma vonë i shpërndajnë për shpallje. Shikoni video për udhëtime, kërkoni destinacione në Azi dhe oferta të tilla? Së shpejti në vendet e shpalljeve keni me pa shpallje të mira për udhëtime në Azi.

Me regjistrimin në “Gmail” zbuloni të dhana standarde siç janë emni dhe mbiemni, numri i telefonit, vendndodhja, por ajo që asht ma e vlefshme asht përmbajtja që kërkoni dhe lexoni në internet. Për me zbulue se çfarë “Google” di për ju, fillimisht duhet me u kyç dhe me klikue në fotografinë tuej të profilit dhe me hap “My account”.

Pastaj, shkoni në pjesën për informatat personale dhe privatësinë “Personal info&privacy” dhe në “Activity controls”. Çdo gja që keni kërkue ndonjiherë dhe të gjitha faqet që keni vizitue gjenden në “Your searches and browsing activity”, ndërsa informatat për ju si qëllim potencial i shpallësve gjendet në pjesën “Ads settings”. Njani nga opsionet ma interesante asht kontrollimi i të gjitha vendndodhjeve që i keni vizitue. “Google” ju ofron edhe opsionin që me i fshi disa të dhana.