Qyteti i diamanteve: Kjo asht gropa ma e shtrejtë në botë…

Me nji vlerë prej 13 miliardë sterlina, kjo mundet me qenë gropa ma e shtrejtë në planet.

E quejtun ‘Qyteti i diamanteve’, miniera Mir në Siberi asht aq e madhe, sa krijon nji vorbull kaq të fuqishme, sa mund të thithë helikopterët në mbrendësi.

Me nji thellësi prej 525 metrash dhe nji diametër prej 1200 metrash, ajo e ban qytetin Mirny të doket sikur asht goditë nga nji meteor.

Pasunia e kësaj miniere ishte aq e madhe, sa e transformoi Bashkimin Sovjetik nga nji vend i shkatërruem nga lufta, në nji superfuqi botnore.

Edhe pse miniera nuk operon ma prej vitit 2004, sërish ka tunele nëntokësore që prodhojnë ma shumë se gjashtë milion karat diamante në nji vit.

Hapsina ajrore mbi minierë asht e mbyllun mbasi mund të thithë helikoperët.

Miniera asht në pronësi të kompanisë ruse Alrosa, e cila prodhon nji të katërtën e tanë diamanteve në botë.

1-151 2-151 4-151