R8 Spyder V10 – modeli i ri cabro i Audisë

1-audi-cabrio

“Audi” ka prezentu në panairin “New York Auto Shop” modelin “R8 Spyder V10”.

Mbas shumë fotografive të realizueme gjatë testimeve, tash janë prezentu detajet zyrtare të modelit kabrio.

“Audi” synon që të mbajë peshën e kerrit sa ma të vogël që të jetë e mundun.

Për këtë, ka shfrytëzu nji kulm të lehtë që perdorë mekanizmin elektro-hidraulik.

Kulmi hapet dhe mbyllet për vetëm 20 sekonda, teksa kerri ecën me shpejtësinë 50 kilometra n’orë.

Falë këtij kulmi të “butë”, modeli peshon 1612 kilogramë.

Fuqia vjen nga motori 5.2-litra V10 me 540 kuajfuqi dhe që përshpejtimin, prej 0 në 100 kilometra n’orë për vetëm 3.6 sekonda, ndërsa top-shpejtësia e tij asht 318 km/orë.

Modeli kabrio shpenzon 11.7 litra në 100 kilometra distancë.