Realizimi i andrrës: Titanic 2 po vjen, qe kur asht gati!

Biznismenzi australian Clive Palmer ka nji andërr të madhe: Të ndërtojë nji kopje të anijes së famshme të Titanic mbrenda 2018’s. Ai nisi ta planifikojë projektin qysh në vitin 2012, por zbatimi i tj asht vonue.

Tash, 106 vite mbas fundosjes së anijes, “Titanik II” asht planifikue të lundrojë nga Jiangsu në Kinën Lindore për në Dubai.

“Titaniku i ri ka me pasë procedura moderne të evakuimit, kontrolle satelitore, navigacion dhe radar dixhital dhe të gjitha gjanat e tjera që ju mund të prisni nga nji anije e ndërtueme në shekullin e 21’të”,- ka deklarue James McDonald, drejtor i marketingut të “Blue Star Line”.

Anija e re ka me pasë nji kapacitet prej 2700 varkash shpëtimi, ekuipazh me 2435 anëtarë, në krahasim me 178 varkat e shpëtimit të anijes origjinale për 2223 pasagjerët e tij.