Renault Megane shpallet kerri ma i mirë i vitit 2016 (foto)

Megane asht shpallë fitues i “Vollanit të Artë” apo Goldene Lenkrad (Golden Steering Wheel) si kerri ma i mirë i kategorisë së tij.

“Jemi tejet të ngazëllyem që MEGANE i ri ka fitue çmimin për Vollanin e Artë”, ka thanë Stefan Muller, Zyrtar Kryesor për Perfomancë në RENAULT S.A.S., në ceremoninë zyrtare të prezentimit në Berlin, Gjermani.

15003301_901039356665032_3670001848630408974_o-300x170

“Tash për tash Renaulti ka hedh në treg modelin ma të ri në Europe dhe MEGANE i ri asht gurthemel i fushatës sonë. Modele tona të gjeneratës ma të fundit dëshmojnë se janë tejet të njohuna tue ju falënderue jo vetëm stilit të tyne elegant dhe fin, por edhe shumë të rejave që vijnë me të. Si nji çmim shumë i synuem, ky çmim për Vollanin e Artë asht nji validim shumë i vlefshëm i punës sonë dhe kallxon që MEGANE asht thjesht hit në treg”.

15042047_901039286665039_4431623648947330249_o-300x180 15068390_901039343331700_8192313725026799463_o-300x200